FOTO/ Dilemat e Rejas për formacionin, ja si mund të luajë Shqipëria kundër Anglisë

FOTO/ Dilemat e Rejas për formacionin, ja si mund të luajë Shqipëria kundër Anglisë

22:19, 27/03/2021

Edy Reja u shpreh në konferencës për shtyp se e kishte në kokë formacionin titullar që do të hidhte në fushë ndaj Anglisë, por nuk preferoi ta bënte publik, edhe pse disa indicie i dha, sikurse ishte aktivizimi nga minuta e parë e Armado Brojës, i cili e njeh mjaft mirë futbollin anglez apo i Frederik Veselit në mbrojtje. Pas largimit nga grumbullimi i Marash Kumbullës, një shqetësim të lehtë ka shfaqur edhe Odise Roshi, që ka vënë në pikëpyetje aktivizimin e tij titullar.

Etrit Berisha, kuptohet, do të jetë titullar mes shtyllave, ndërsa para tij, me skemën 3-5-2 do të rreshtohet treshja Ismajli-Gjimshiti-Veseli. Dyshimet janë për krahët e mesfushës. Nëse Roshi para ndeshjes do të jetë “ok”, do të aktivizohet në të djathtë dhe Hysaj në të majtë.

Nëse nuk do të jetë 100% i gatshëm, Hyaj zhvendoset në të djathtë, për t’ia lënë vendin Lenjanit. Gjasula në qendër e në krahët e tij Bare e Qazim Laçi. Në vijën e parë, Broja duket i padiskutueshëm, ndërsa Cikalleshi është më avantazhuar se Myrto Uzuni për të qenë partner i futbollistit të Vitesses në sulm.

Formacioni i mundshem i publikuar nga Supersport:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco