Ters i madh për Kombëtaren shqiptare, tjetër lojtar rrezikon ndeshjen ndaj Anglisë

Ters i madh për Kombëtaren shqiptare, tjetër lojtar rrezikon ndeshjen ndaj Anglisë

21:30, 27/03/2021

Shqipëria mori sot lajmin e keq, teksa u dëmtua Marash Kumbulla. Mbrojtësi kuqezi do të mungojë ndaj Anglisë, duke lënë kështu një boshllëk të madh në prapavijë.

Supersport bën me dije se edhe një lojtar tjetër është në dyshim. Bëhet fjalë për Odise Roshin, i cili ka patur probleme  fizike së fundmi. Gjithçka do qartësohet nesër paradite, me Edi Reja-n që “kryqëzon gishtat” që ta ketë në dispozicion.  

Shqipëria përballet nesër me Anglinë në orën 18.00, në stadiumin “Air Albania”. Ky është takimi i dytë për këto Kualifikuese, pas asaj fitorje 0-1 në Andorra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco