Challandes: Objektivi? Të kualifikohemi në Kampionatin Botëror dhe ta fitojmë atë!

Challandes: Objektivi? Të kualifikohemi në Kampionatin Botëror dhe ta fitojmë atë!

20:05, 27/03/2021

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes kërkoi kujdes maksimal nga skuadra e tij sidomos në aspektin mbrojtës para përballjes me Suedinë në “Fadil Vokrri”.

“Ne kemi luajtur kundër Lituanisë dhe kemi analizuar në detaje atë ndeshje. Sipas analizës, kemi bërë një lojë të mirë në aspektin ofensiv, por i kemi lënë shumë hapësirë Lituanisë dhe kemi pasur disa probleme në aspektin mbrojtës. Kjo nënkupton që kundër Suedisë duhet të jemi në të kujdesshëm, pasi do të luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë. E kamë parë dhe kam dëgjuar se shumë prej njerëzve nuk e ndajnë këtë mendim, por unë mendoj se Suedia është një prej ekipeve më të mira në botë, edhe në bazë të ranglistës së FIFA-s””, tha Challandes .

Objektivi: “Të kualifikohemi në Kampionatin Botëror dhe ta fitojmë atë. Kjo është ëndrra. Nuk mund të themi qe s’kemi gjasa për të shkuar në Katar. Objektivi tani është të bëjmë një ndeshje të madhe. Kemi disa probleme me kontigjentin e ekipit. Na mungojnë 5 lojtarë të rëndësishëm. Duhet të përgjigjemi në mënyrë ekipore”.

Formacioni: “E kam vendosur formacionin, por nuk e tregoj para ndeshjes se kush do të startojë. Në kokën time është e qartë se cilët lojtarë janë të gatshëm. Duhet të bazohemi në paraqitjet individuale, por duhet të luajmë si ekip”.

Strategjia kundër Ibras: “Na duhen 11 lojtarë për ta ndalur Ibrahimovicin. Duhet të luajmë si ekip dhe të gjithë duhet të ndihmojnë mbrojtjen.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco