'Do mundohemi t'i hapim punë Anglisë', flet Etrit Berisha: Jemi gati për rezultat pozitiv

'Do mundohemi t'i hapim punë Anglisë', flet Etrit Berisha: Jemi gati për rezultat pozitiv

13:45, 27/03/2021

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja dhe kapiteni i ekipit, Etrit Berisha kanë dalë ditën e sotme në konferencën zyrtare për mediat, në prag të ndeshjes së parë eliminatore që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Anglisw, të vlefshme për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Berisha u shpreh se skuadra do të përpiqet të marrë një rezultat pozitiv dhe në rast se kjo realizohet, do jetë më e lehtë rruga për të ardhmen.

Anglia – “Anglia është një skuadër e fortë, nëse merren lojtaret që ka në përbërje, kanë potencial shumë për të krijuar raste dhe për të fituar ndeshjet. Ne i dimë kualitetet e tyre, po e përgatisim sa më mirë këte ndeshje.”

Kumbulla – “Kumbulla është një lojtar në rritje, por kemi edhe të tjerë që janë të mirë dhe janë të gatshëm për nje paraqitje pozitive.”

Presioni – “Anglia është një ekip shumë i mirë, një nga më të mirat në botë, presioni nuk është aq i lartë, jo aq sa ndeshjet e tjera si në ndaj atyre me kundërshtar direkt, do të mundohemi t’ia bëjmë të vështirë që të dalim edhe me pikë.”

Andorra – “I dinim vështirësitë me Andorrën, sepse i njihnim kundërshtarët, fituam dhe më pas Kombëtarja ka shumë kohë pa luajtur me një skuadër si Anglia, kjo është një ndeshje unike dhe shpresojmë të marri m një rezultat pozitiv dhe ndihemi gati.”

Lojtarët e rrezikshëm tek Anglia – “Lojtarët kanë kualitete, ata luajnë në kampionatet më të fortë në botë, Kejn dhe Stërling janë dy lojtarë që kanë patur shumë prezenca në Angli dhe janë dy më të rrezikshmit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco