Reja: Broja mund të na ndihmojë, ai e njeh mirë Anglinë

Reja: Broja mund të na ndihmojë, ai e njeh mirë Anglinë

13:31, 27/03/2021

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka dalë në një konferncë për shtyp, në prag të ndeshjes me Anglinë.

Tekniku italian u shpreh se Broja mund t’u japë një ndihmë të madhe për ndeshjen e nesërme, kjo për shkak se e njeh mirë Anglinë, vend ku ai është rritur.

“Për mua të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Para fillimit do të marrim vesh cili do të jetë formacioni përfundimtar. Përveç Brojës, kemi Cikalleshin dhe Manajn. Për Brojën do vlerësoj mirë. Ai e njeh mirë Anglinë dhe mund të na japë një dorë shumë të rëndësishme për nesër”.

FITORJA E THELLË E ANGLISË NDAJ SAN MARINOS– Anglia shënoi 5 gola, është një skuadër me shumë cilësi dhe nuk është surprizë. Nga ana taktike duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Duhet t’i frikësojmë disi, duke i sulmuar. Duhet t’i mbajmë në tension të lartë gjatë gjithë kohës. Kemi respekt për Anglinë, por ne do bëjmë ndeshjen tonë dhe pse të mos marrim një rezultat pozitiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco