Në kërkim të një sulmuesi, Juventus shënjestron Moise Kean

Në kërkim të një sulmuesi, Juventus shënjestron Moise Kean

12:44, 27/03/2021

Duke kërkuar për përoforcime të reja në repartin e sulmit, emri që ngroh drejtuesit e Juventusit, është ai i Moise Kean.

Ndërsa, janë në pritje për të kuptuar vendimin e CR7, mundësinë e mundshme të një rinovimi me Dybala-n dhe zgjatjen për dymbëdhjetë muaj të tjerë të huazimit të Morata-s, lëvizjet e para të fshehta për të sjellë sulmuesin 21 vjeçar në Torinë tashmë kanë filluar, sipas asaj që raporton "Tutto Sport".

Kean, i cili lulëzoi tek PSG, është në huazim në Paris. Ai është ende në pronësi të Everton dhe futbollisti italian ka dy ide në mendje për të ardhmen. Qëndrimi tek PSG ose kthimi në Torino si protagonist. Në PSG janë gati të nënshkruajnë me Kean, por në të njëjtën kohë ata janë aktivë për Leo Messin dhe Kun Aguero (dy argjentinasve të cilëve u mbaron kontrata në fund të sezonit) dhe duhet të merren me qëllimet e Mauro Icardi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco