Telashe për Shqipërinë, titullari kuqezi në dyshim për ndeshjen me Anglinë

Telashe për Shqipërinë, titullari kuqezi në dyshim për ndeshjen me Anglinë

12:19, 27/03/2021

Lajme aspak të mira  vijnë nga kombëtarja shqiptare, në prag të ndeshjes me Anglinë, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme, duke filluar nga ora 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Image

Titullari i mbrojtjes, Marash Kumbulla, rrezikon të mos luaj ndaj anglezëve. Mbrojtësi shkodran ka dhimbje në gju dhe do bëjë ekzaminime, për të parë nëse mund të luajë në ndeshjen e nesërme apo jo.

Image

21-vjeçari është një nga lojtarët kryesorë të Kombëtares, teksa për ndeshjen e nesërme ishte planifikuar si titullar nga trajneri Reja.

Image

Pasi të merret përgjigjja e ekzaminimeve, do të vendoset më pas, nëse Kumbulla do të luajë apo jo në ndeshjen me “tre luanët”. Mbetet të shihet se çfarë do të thotë trajneri Edi Reja në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Anglinë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco