VIDEO/ Belloti, ylli në ngritje që kërkohet nga skuadrat e mëdha

VIDEO/ Belloti, ylli në ngritje që kërkohet nga skuadrat e mëdha

13:14, 18/02/2017

Andrea Belotti po shndërrohet në një sulmuesit më të kërkuar në Europë.

Në gjurmët e 23-vjeçarit italian janë vënë skuadra të elitës europiane si Real Madrid e Bayern Munich. Belotti që aktivizohet për Torinon ka shënuar 17 gola në Serinë A, 2 më pak se Dzeko që udhëheq klasifikimin e golashënuesve në kampionatin italian.

Sipas portalit “Defensacentral”, sulmuesi i Italisë shihet si zëvendësuesi i Karim Benzemas ose Alvaro Moratan, pasi njëri nga këta mund të largohet nga Los Blancos.

Torino kërkon për Belottin 100 milionë euro, por kjo shifër nuk është problem për Realin.

Por, përveç Realit, Belottin po e kërkojn edhe skuadra të tjera të mëdha si: Chelsea, Arsenal, Bayern Munich e Juventus.

Sipas drejtorit sportiv, Gianluca Petrachi, së fundmi, Torino ka refuzuar 65 milionë euro nga Arsenali.

“Mendoj se Belotti vlen më shumë se aq sa ofruan ata”, u shpreh ai në janarin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco