VIDEO/ Reali fitore me ‘frymën e fundit’, Benzema heroi i madrilenëve

VIDEO/ Reali fitore me ‘frymën e fundit’, Benzema heroi i madrilenëve

19:00, 13/03/2021

Real Madrid ka fituar në mënyrë dramatike ndaj Elche.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane mposhti 2-1 Elchen në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.

Në pjesën e dytë, ishte Elche që befasoi Realin. Dani Calvo shënoi gol në min (61’) për t’i dhënë avantazhin skuadrës mike. Benzema shënoi për të barazuar shifrat në min (73’). Edhe Casemiro kishte një rast të mirë në min (83’), por topi shkoi mbi kuadratin e portës.

Por Reali nuk hoqi dorë dhe në sekondën e fundit të ndeshjes u shpërblye falë goditjes spektakolare të Karim Benzemasë i cili shënoi në minutën e 91’.

Me këtë fitore, Reali ngjitet në vendin e dytë me 57 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Atleticos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco