Formula 1/ Hamilton dhe Vettel dështojnë në testin në Bahrein

Formula 1/ Hamilton dhe Vettel dështojnë në testin në Bahrein

22:32, 12/03/2021

Testimi i parë në Bahrein Grand Prix, ka sjellë disa befasi.

Max Verstappen i Red Bull ishte piloti më i shpejtë, përpara Lando Norris të McLaren, Esteban Ocon të Alpine, Lance Stroll të Aston Martin dhe shoferin e ri të Ferrari Carlos Sainz.

Kushtet atmosferike ishin të vështira, me erëra të forta dhe një stuhi rëre që e bëri pistën të rrëshqitshme gjatë gjithë kohës. Periudha më e keqe ishte në fillim të testimit pasdite, kur pista ishte shumë e rëshqitshme.

Por kushtet u përmirësuan më vonë dhe pilotët ishin në gjendje të përmirësonin kohën e tyre. Hamilton u rendit i 10-ti në listë, ndërsa Vettel i 13-ti dhe Raikkonen në vendin e 12-të.

Lista e plotë e të gjithë pilotëve në testimin e parë në Bahrein:

1 Max Verstappen (Ned) Red Bull 1:30.674 

2 Lando Norris (GB) McLaren 1:30.889 

3 Esteban Ocon (Fra) Alpine 1:31.146 

4 Lance Stroll (Can) Aston Martin 1:31.782 +

5 Carlos Sainz (Spa) Ferrari 1:32.869 

6 Antonio Giovinazzi (Ita) Alfa Romeo 1:31.945 

7 Daniel Ricciardo (Aus) McLaren 1:32.203 

8 Pierre Gasly (Fra) Alpha Tauri 1:32.231 

9 Yuki Tsunoda (Jpn) Alpha Tauri 1:32.727 

10 Lewis Hamilton (GB) Mercedes 1:32.912 

11 Charles Leclerc (Mon) Ferrari 1:33.242 

12 Kimi Raikkonen (Fin) Alfa Romeo 1:33.320 

13 Sebastian Vettel (Ger) Aston Martin 1:33.742 

14 Roy Nissany (Isr) Williams 1:34.789 

15 Nikita Mazepin (Rus) Haas 1:34.798 

16 Mick Schumacher (Ger) Haas 1:36.127 

17 Valtteri Bottas (Fin) Mercedes 1:36.850 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco