Di Maria rinovon kontratën: PSG është shtëpia ime, do vazhdoj të jap gjithçka për këtë fanellë

Di Maria rinovon kontratën: PSG është shtëpia ime, do vazhdoj të jap gjithçka për këtë fanellë

19:11, 12/03/2021

Angel Di Maria iu bashkua PSG-së në vitin 2015 dhe që prej asaj dite ka treguar gjithmonë një nivel të lartë të performacës, duke i bindur drejtuesit që të rinovojnë kontratën e sulmuesit argjentinas.

33 vjeçari ka rinovuar edhe një vit kontratën me skuadrën parisiene. Pasi hodhi firmën mbi kontratë, playmaker-i argjentinas, foli për median e klubit: "Unë jam shumë i lumtur që rinovoj me këtë klub. PSG është shtëpia ime, qëndrimi më jep gëzim shumë të madh. I jam mirënjohës klubit dhe do vazhdoj të jap gjithçka për këtë fanellë. Allez Paris! ", deklaroi Di Maria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco