Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Klubi i njohur anglez i ofron rrogë të majme Donarumës

Klubi i njohur anglez i ofron rrogë të majme Donarumës

20:01, 04/03/2021

Me afrimin e merkatos së verës kanë filluar dhe zërat e parë për lëvizjet e bujshme që mund të ndodhin gjatë kësaj merkatoje. Një ndër to është dhe çështja e portierit të Milanit, Donaruma i cili është komentuar jo pak për një lëvizje drejt ndonjë ekipi tjetër të madh.

Duket sikur në horizont është shfaqur skuadra e Çelsit e cila e sheh 22-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Kepas, i cili kohët e fundit nuk është se ka bindur shume. Portieri të cilit i skadon kontrata në vitin 2021 i është garantuar një pagë e frikshme prej 10.5 milion eurosh në sezon. Zbulimi i Mihajloviç që nga koha që drejtonte Milanin javën e kaluar arriti dhe shifrën e 200 ndeshje zyrtare me Milanin.

Kontrata e Xhixhos me kuqezinjtë i përfundon më 30 qershor të vitit 2021 dhe Milani po tenton ta bindë për të nënshkruar një marrëveshje të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco