Kupa e Shqipërisë për femra/ Tirana mund Partizanin dhe kalon në gjysmëfinale

Kupa e Shqipërisë për femra/ Tirana mund Partizanin dhe kalon në gjysmëfinale

19:58, 04/03/2021

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, sfidë e vlefshme për Kupën e Shqipërisë është fituar nga vajzat bardheblu të Tiranës.

Ndeshja u luajt këtë të enjte në fushën “Skënder Halili” dhe u mbyll me rezultatin 4-1.

Një ndeshje emocionuese kjo mes dy skuadrave të cilat zhvilluan një lojë shumë të bukur dhe luftuese.

Në minutën e gjashtë të takimit, numri 6 i Tiranës, Ina Goro hap sfidën, duke kaluar në avantazh ekipin e Tiranës.

Shumë raste, por kjo pjesë e takimit mbyllet në favor të Tiranës, të cilat futen në dhomat e zhveshjes me epërsinë e një goli.

Në pjesën e dytë, Partizani kundërpërgjigjet me Joana Milen, e cila barazon shifrat dhe rihap sërish sfidën në minutën e 60-të të takimit.

Ky barazim nuk shkon më shumë se pesë minuta, pasi janë sërish vajzat bardheblu ato të cilat gjejnë rrjetën e Partizanit, duke dyfishuar rezultatin përmes Kwim Monakivine.

Në minutën e 69-të, Antonela Kosta trefishon rezultatin ndërsa në të 76-ën minutë, Kesiana Goro vulos rezultatin 4-1.

Ky derbi konsiderohet historik sepse është hera e parë që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën në një aktivitet të tillë si Kupa e Shqipërisë, ndërsa janë përballur edhe dy herë të tjera më parë, në dy sfida të vlefshme për kampionat dhe një miqësore të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Tirana bëhet kështu gjysmëfinalistja e tretë dhe do të përballet në ndeshjen e ardhshme me ekipin e Vllaznisë në Shkodër.

Më 5 mars (nesër) pritet të përcaktohet edhe gjysmëfinalistja e katërt e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë, në ndeshjen që do të luhet në Fier mes Apolonisë dhe Kinostudios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco