Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Juve rikuperon një lojtar të rëndësishëm për 'finalen' me Porton

Juve rikuperon një lojtar të rëndësishëm për 'finalen' me Porton

17:27, 04/03/2021

Sfida e kthimit për fazën e 1/8-ave të Champions League mes Juventusit dhe Portos është një finale e vërtetë për bardhezinjtë, pasi nëse do të eliminoheshin që në këtë fazë dhe nga një kundërshtar si Porto do të ishte vërtet një dështim i madh për ta.

Humbja 2-1 në Portugali peshon jo pak dhe Juventusit do t’i duhet me patjetër një fitore për të menduar kualifikimin për në çerekfinale. Në kuadër të ndeshjes, klubi bardhezi ka marrë një lajm të mirë nga infermieria, pasi Arthur Melo do të jetë gati për sfidën e 9 marsit.

Mediat italiane bëjnë me dije se braziliani nuk është në 100% e tij dhe nuk është rikuperuar plotësisht, por do të luajë mes dhimbjeve për shkak të rëndësisë së ndeshjes, ku në atë takim Juventus luan një pjesë të mirë të sezonit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco