VIDEO/ Kuqezinjtë e futsallës festojnë fitoren me Danimarkën, atmosferë emocionuese në dhomat e zhveshjes

VIDEO/ Kuqezinjtë e futsallës festojnë fitoren me Danimarkën, atmosferë emocionuese në dhomat e zhveshjes

16:35, 04/03/2021

Ka përfunduar me rezultatin 3-2 në favor të kuqezinjve ndeshja e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian 2022 të Futsallit mes Shqipërisë dhe Danimarkës, që u luajt sot në sallën e Parkun Olimpik të Tiranës.

Shqipëria mori fitoren e parë në këto eliminatore, përballë Danimarkës, ekip me të cilin u përball vetëm një natë më parë (3 mars) po në Tiranë.

Pas ndeshjes, festa e kuqezinjve ishte e ligjshme. Me thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar” lojtarët, stafi dhe trajneri Erind Resuli kanë festuar në dhomat e zhveshjes, duke krijuar një atmosferë elektrizuese dhe mjaft emocionuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco