Nuk krijojnë garanci për tifozët, 3 qytete mund të humbasin të drejtën për organizimin e Europianit

Nuk krijojnë garanci për tifozët, 3 qytete mund të humbasin të drejtën për organizimin e Europianit

16:20, 04/03/2021

Dublini, Glasgow dhe Bilbao mund të humbasin të drejtën për të organizuar ndeshjet e Kampionatit Europian, që do të zhvillohet këtë verë.

Turneu, i cili është shtyrë një vit për shkak të pandemisë së Koronavirusit, ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej në 12 qytete, në 12 vende europiane, por UEFA po merr në konsideratë mundësinë për ta ndryshuar planin fillestar për shkak të pamundësisë për të lejuar praninë e tifozëve në disa impiante.

Bisedimet për ndryshimin e formatit po vijojnë, pasi institucioni më i rëndësishëm europian i futbollit kërkon me çdo kusht që në stadiume të ketë një numër të caktuar tifozësh, ose më saktë të paktën 25% të kapacitetit tyre.

Aktualisht, ndeshjet e garave kombëtare në Europë po luhen me dyer të mbyllura.

Stadiumi “Aviva” i Dublinit, “Hampden Park” në Glasgow dhe “Estadio San Mames” i Bilbaos janë në rrezik për shkak të mungesës së garancive për numrin e tifozëve që mund të akomodojnë deri në qershor.

UEFA është e gatshme të heqë nga lista disa impiante, që nuk mund të garantojnë një numër të caktuar spektatorësh gjatë zhvillimit të Europianit.

Megjithëse Britania ka pasur shpërthimin më vdekjeprurës të Koronavirusit në Europë, programi i saj i vaksinimit është më efikasi dhe ka rritur besimin e UEFA-s për t’i dhënë Londrës të drejtën e organizimit të shtatë ndeshjeve në stadiumin “Wembley”, përfshirë gjysmëfinalet dhe finalen në korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco