Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Lajme jo të mira për Koeman, heroi i Kupës rrezikon duelin me PSG

Lajme jo të mira për Koeman, heroi i Kupës rrezikon duelin me PSG

15:29, 04/03/2021

Lajme jo të mira për Ronald Koeman. Trajneri i Barcelonës me shumë mundësi do ta humbasë sërish Gerard Pique, pasi qendërmbrojtësi përveç golit të shënuar e mbylli duelin e djeshëm kundër Sevillas edhe me një dëmtim paksa serioz.

Ishte pikërisht spanjolli heroi i katalanasve në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit, sepse falë golit të tij në minutat e fundit të takimit Barcelona mundi të shkojë në shtesë e më pas të realizonte dhe golin e tretë që e dërgoi në finalen e madhe.

Mësohet se 34-vjeçari ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë, por ende nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave veterani. Me shumë mundësi, ai do të humbasë sfidën e kthimit me PSG-në në Champions, çka do të ishte një mungesë shumë e madhe për blaugranat. Në ditët e ardhshme pritet që Piqeu t’iu nënshtrohet testeve të tjera, për të mësuar saktësisht shkallën e dëmtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco