Joshua konfirmon: Ja kur do të zhvillohet sfida me Fury

Joshua konfirmon: Ja kur do të zhvillohet sfida me Fury

15:02, 04/03/2021

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion i botës në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA e WBO ka konfirmuar se dueli ndaj patriotit të tij Tyson Fury do të zhvillohet në qershor të këtij viti. Fury është gjithashtu kampion bote në këtë Divizion, ku mban titullin e kategorisë WBC.

“Më besoni. Qershori është periudha kur do të zhvillohet kjo sfidë. Një duel që e duan dhe do të zhvillohet për fansat, që kanë muaj që e presin këtë përballje. Mezi po pres që të zhvilloj këtë sfidë, për të zgjedhur më të mirin. Tyson do ta gozhdoj me grushtet e mia”, u shpreh Anthony Joshua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco