Real Madrid rrezikon të humbë disa ‘yje’ për El Clasico, ja arsyeja...

Real Madrid rrezikon të humbë disa ‘yje’ për El Clasico, ja arsyeja...

14:36, 04/03/2021

Real Madrid në “El Clasico” mund të vuajë mungesat e disa prej futbollistëve kryesorë.

“Mundo Deportivo” raporton se rregullat e vendosura në Spanjë për COVID-19, thonë se udhëtarët nga Brazili duhet të karantinohen 10 ditë në mënyrë të detyrueshme.

Kështu, Casemiro, Rodrygo, Vinicius dhe Miltao do të jenë lojtarët e prekur nga kjo masë, pasi ata do të udhëtojnë për në Brazil që të luajnë ndeshjet me përfaqësuesen “selecao”.

“El Clasico” do të zhvillohet më 11 prill dhe do të jetë pikërisht pas ndeshjeve ndërkombëtare, kështu që lojtarët e lartpërmendur do të rrezikojnë duelin kundër Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco