Ylber Ramadani në formë, gola dhe vlerësim maksimal në Danimarkë

Ylber Ramadani në formë, gola dhe vlerësim maksimal në Danimarkë

12:59, 04/03/2021

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen e të së mërkurës me skuadrën e tij Velje BK në Danimarkë.

Futbollisti shqiptar realizoi gol në minutën e 67-të të takimit pas një gjuajtje nga jashtë zone, duke i dhuruar edhe barazimin e përkohshëm skuadrës së tij në sfidën e luajtur në transfertë kundër Copenhagen.

Pavarësisht se skuadra e tij nuk ia doli të merrte pikë, duke u mundur 2-1, Ramadani ka marrë vlerësimet maksimale nga specialistët e futbollit, duke qenë një nga më të mirët në fushë.

Një tjetër lajm i mirë për Kombëtaren, teksa Ramadani duket në formë para ndeshjeve zyrtare të muajit mars dhe mund ë ndihmojë Shqipërinë ta nisë me këmbë të mbarë aventurën e Botërorit 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco