Martini: Të dy ekipet i donin pikët, të njëjtën gjë do të kishte bërë edhe Vllaznia

Martini: Të dy ekipet i donin pikët, të njëjtën gjë do të kishte bërë edhe Vllaznia

19:31, 03/03/2021

Për Teutën sfida ndaj Vllaznisë ishte si një “finale” dhe djemtë e detit ia dolën ta fitojnë atë. Goli spektakolar i Dejvi Bregut i dhuroi tre pikët skuadrës bregdetare, sukses që ka gëzuar trajnerin Edi Martini, i cili analizoi takimin përballë shkodranëve.

“Brdaric ka mendimin e tij, ndoshta në minutat e fundit, ngaqë u dogjëm në ndeshjen me Kukësin, ishte edhe çështje besimi dhe na duheshin pikët. Lojtarët u dëmtuan, nuk mendoj se ishin simulime, edhe pse mund të ketë pasur vonesa. Ishte një ndeshje nervoze, të dy ekipet donin pikët. Jam i sigurt që të njëjtën gjë do të kishte bërë edhe Shkodra nëse do të ishte në avantazh. Pjesa e parë foli për ne. Qarkulluam topin, por nuk është se jam i kënaqur plotësisht me qarkullimin e topit. Nuk na rrezikoi fare kundërshtari”.

“Vllaznia luajti mirë në pjesën e dytë, komplimente, na vendosën në vështirësi. Pikët ishin shumë të rëndësishme, mungesa e fitores do na nxirrte nga shinat. Ishte një ndeshje shumë mentale. Shyqyr Zotit e menaxhuam mirë golin e Bregut.Titulli? Është luftë e fortë, nuk ka ndeshje të lehta. Partizani barazoi sot në Fier, ka luftë të fortë edhe në fundin e tabelës. Patëm dy raste kur mund të pësonim gol. Vllaznia doli me shumë forca në sulm, na vuri në vështirësi. Pasi i fundit është një defekt i vjetër, por sot jam i kënaqur me fitoren, grintën, luftën dhe karakterin e djemve“, u shpreh trajneri i Teutës për “Super Sport”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco