Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Ibra ‘pushton’ edhe Sanremon, bën deklaratën e bujshme dhe tallet me Amadeus!

Ibra ‘pushton’ edhe Sanremon, bën deklaratën e bujshme dhe tallet me Amadeus!

11:58, 03/03/2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic bëri debutimin e tij si një bashkë-prezantues në Festivalin e Muzikës Sanremo, duke përdorur rutinën e tij e të qenit arrogant për efekt komik.

Suedezi filloi të bënte shaka me prezantuesin dhe drejtorin muzikor, Amadeus, i cili është një mbështetës i përkushtuar i Interit.

“Është një nder të jem këtu, por edhe një nder për ju që më keni këtu”, i tha Ibrahimovic, drejtorit Amadeus.

“Normalisht që jam i madh, i fuqishëm, por këtu ndihem i vogël. Megjithatë akoma më i madh dhe më i fuqishëm se ti”.

Zlatan më pas bëri shaka se po merrte detyrën e drejtorit të festivalit dhe po vendoste rregullat.

“Së pari, do të ketë 22 këngëtarë në garë, 11 kundër 11, përndryshe nuk është e drejtë. Duke parë që janë 26, shes katër nga këngëtarët, dëgjoj që Liverpooli po kërkon lojtarë”.

“Rregulli i dytë ka të bëjë me skenën. Është shumë e vogël, e krijuar për njerëz të vegjël si ti. Më duhet që skena të jetë 105 metra (e gjatë) me 68 metra (e gjerë), si fusha në San Siro”.

“Pa stres, mos u shqetëso, për sa kohë që Zlatan është këtu, gjithçka do të jetë mirë. Festa e Zlatanit zgjat 90 minuta plus shtesa”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco