Laporta e përdor Messin: 'Do të largohet nëse nuk fitoj unë'

Laporta e përdor Messin: 'Do të largohet nëse nuk fitoj unë'

11:09, 03/03/2021

Në pritje të zgjedhjeve të 7 marsit, në Katalunjë vijon fushata elektorale e tre kandidatëve për të marrë presidencën e klubit të Barcelonës, Joan Laporta, Victor Font e Toni Freixa.

Të tre kanë zhvilluar një debat televiziv, të organizuar nga grupi mediatik Godo (Mundo Deportivo, La Vanguardia, RAC1 dhe 8TV), teksa çdonjëri prej kandidatëve ka shpalosur programin dhe planin për të ringritur klubin në nivelet më të larta.

Një nga temat e diskutimit ka qenë edhe rinovimi me yllin argjentinas Lionel Messi, kontrata e të cilit përfundon në muajin qershor dhe 6 herë fituesi i Topit të Artë mund të lërë Barcelonën gjatë verës.

Joan Laporta deklaroi se ka gati një plan për ta bindur Mesin të rinovojë, duke përfituar edhe nga raportet miqësore që ka me të, teksa theksoi se nëse zgjedhjet i fiton një tjetër kandidat, atëherë argjentinasi do të largohet.

“Ndoshta nuk mund t’i ofrojmë Messit një kontratë konkurruese në aspektin ekonomik, por unë e njoh mirë atë dhe nuk do të vendosë në bazë të parave. Ai dëshiron ta mbyllë karrierën në nivele sa më të larta dhe jam i sigurt që me një projekt konkret, do ta bind të rinovojë. Megjithatë jam i sigurt që do të largohet, nëse fiton një kandidat tjetër”, deklaroi Laporta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco