Djokovic i dëmtuar tërhiqet nga turneu i Dubai

Djokovic i dëmtuar tërhiqet nga turneu i Dubai

10:31, 03/03/2021

Novak Djokovic, fitues i grand slam-it të Australian Open dy javë më parë, mund të shtyjë rikthimin e tij në fushë për shkak të një dëmtimi që pësoi në turneun e zhvilluar në Melburn. Serbi pati një tërheqje në shpinë në ndeshjen ndaj Taylor Fritz, dëmtim që është përkeqësuar nga ndeshja në ndeshje. Numri 1 në botë i rezistoi dhimbjes e shkoi deri në fund, duke fituar turneun, por tashmë rikthimi i tij në fushë është në dyshim.

Djokovic ka hequr dorë nga turneu i Dubai, që nis më 14 mars, por në dyshim është edhe turneu Masters i Miami, që nis më 24 mars. Gjithçka do të varet nga rikuperimi që serbi do të bëjë pas dëmtimit dhe nëse fiziku ia lejon një udhëtim për në Amerikë. Në rast se vendos të tërhiqet, atëherë ai do të përgatitet për turnetë e fushave me dhè, duke synuar pjesëmarrjen në turneun Masters të Montekarlo (në prill).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco