Jo vetëm Juventusi, për talentin e Interit interesohen edhe klube të tjera europiane

Jo vetëm Juventusi, për talentin e Interit interesohen edhe klube të tjera europiane

22:01, 02/03/2021

Mes qendërmbrojtësve më të mirë të Serisë A, Alesandro Bastoni tashmë prej kohësh po tërheq vëmendjen e vëzhguesve jo vetëm kombëtarë, por edhe të klubeve më të rëndësishme të Europës.

“Xhevahiri” me vitlindje 1999-të i Interit ka ende një kontratë deri në qershorin e vitit 2023 me klubin zikaltër, megjithëse gjatë kohëve të fundit sipas mediave italiane janë hedhur hapa përpara për një rinovim. Nëse në Itali i pëlqen shumë Juventusit, prej kohësh i prirur në blerjen e talentëve italianë, mes Spanjës dhe Anglisë nuk mungojnë opsionet.

Nëse në të kaluarën është përfolur për Realin e Madridit, sipas revistës spanjolle “Don Balon” sot duket Barcelona klubi më i interesuar. Megjithatë, katalanasit duhet të bëjnë edhe me Premier Ligën, me Mançester Junajtidin mbi të gjithë. Vlera e kartonit të mbrojtësit përkohësisht i afrohet 60 milionë eurove.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco