Disiplina, ja vendimet dhe dënimet për javën që lamë pas...

Disiplina, ja vendimet dhe dënimet për javën që lamë pas...

18:36, 02/03/2021

Komisioni i Disiplinës ka nxjerrë vendimet për javën që lamë pas.

Në mbledhjen e sotme u vendos pezullimi me 5 ndeshje i futbollistit të Veleçikut, Alsed Hotaj, për shkak se goditi kundërshtarin me grusht.

E pëson edhe futbollisti i Erzenit, Myslim Ramilli, I cili dënohet me 3 ndeshje pezullim, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit.

VENDIMET:

 

1. Lojtari i KSSH Veleçiku, Alsed Hotaj, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Erzeni, Myslim Ramilli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Brians U-15, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

4. Lojtari i Çamërisë 5×5, Korado Teodori, për sjellje josportive ndaj kundërshtareve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i Prestige 5×5, Renato Shabi, për sjellje josportive ndaj kundërshtareve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Anulimin e rezultatit të ndeshjes së Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 midis Prestige kundër Çamëria, në bazë të neneve 10/e dhe 26 të KDS. Në bazë të neneve 10/f, dhe 64/5 të KDS, urdhërohet riluajtja e ndeshjes midis Prestige kundër Çamëria. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për zbatimin e këtij vendimi.

7. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-15, Oresti Rifa, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Jurgen Sina, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-17, Irdo Bubeqi si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

10. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti U-19, Kosta Belba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

11. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol, Llazar Dushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco