Lazio publikon formacionin zyrtar, por ndeshja ndaj Torino-s nuk pritet të luhet

Lazio publikon formacionin zyrtar, por ndeshja ndaj Torino-s nuk pritet të luhet

18:18, 02/03/2021

Ndeshja e planifikuar për t’u luajtur në 18:30 mes Lazio-s dhe Torino-s , e vlefshme për javën e 25-të në Serie-A, nuk do të zhvillohet.

Liga vendosi të mos e shtyjë ndeshjen, mirëpo ekipi mysafir nuk ka udhëtuar për në Romë. Torino është bllokuar nga autoritetet lokale të shëndetit dhe nuk mund të udhëtojnë në kryeqytetin italian.

Megjithatë, Lazio ka publikuar formacionin startues për këtë ndeshje. Vedat Muriqi është pjesë e formacionit startues në ndeshjen që nuk do të zhvillohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco