Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Grumbullimi i U-15, flet trajneri Dama: Ka elementë shumë cilësorë

Grumbullimi i U-15, flet trajneri Dama: Ka elementë shumë cilësorë

16:54, 02/03/2021

Shqipëria e 15 vje?arëve, nën drejtimin e trajnerit Armand Dama, është duke zhvilluar një grumbullim 3 ditor në kompleksin Tropikal, për të parë nga afër elementët e datëlindjes 2007 që janë riseleksionuar nga ekipet përfaqësuese rajonale që janë organizuar në 8 zyrat rajonale të Federatës së Futbollit.

Për të folur mbi përgatitjet dhe grupin e lojtarëve në dispozicion, trajneri Dama ka dhënë një prononcim për fshf.org, ku nuk ka hezituar të bëj një falenderim për besimin që treguan ndaj tij duke e rikonfirmuar në drejtimin e U-15. “Duhet të falenderoj Presidentin e Federatës, Armand Duka, dhe stafin e ekipeve kombëtare, për besimin që tregoi ndaj meje duke më besuar përsëri drejtimin e Kombëtares U-15.

Mendoj se kemi punuar mirë dy vitet e para me këtë skuadër dhe premtoj se do të vazhdoj në të njëjtën rrugë. Ne kemi përzgjedhur element nga e gjithë Shqipëria, duke bërë një ri-seleksionim, sepse së pari janë seleksionuar nga stafet e ekipeve përfaqësuese rajonale, duke ditur që kemi 8 zyra rajonale të cilët kanë përzgjedhur lojtarët më të mirë në zonat e tyre. Ne më pas kemi përzgjedhur lojtarët më cilësor të datëlindjes 2007, që këtë vit do të jenë pjesë e skuadrës U-15. Ka lojtarë cilësor, shpresoj të punojmë mirë dhe ti përgatisim mirë lojtarët për ti ?uar më pas te U-17 dhe më lart. Ka element shumë cilësorë, gjithmonë në ?do brez kemi pasur individë cilësorë, të cilët më punë të mirë do të ecin për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues në të ardhmen”, ka përfunduar fjalën e tij trajneri Dama.

Ditën e fundit të grumbullimit, skuadra kombëtare e 15 vje?arëve do të zhvillojë një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e Teutës së Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco