Futsall/ Brahimi ka besim te ky grup: Duhet t’i marrim 6 pikë Danimarkës

Futsall/ Brahimi ka besim te ky grup: Duhet t’i marrim 6 pikë Danimarkës

16:43, 02/03/2021

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës vijon përgatitjet prej disa ditësh për dy ndeshjet e radhës të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2022 ndaj Danimarkës.

Kuqezinjtë janë grumbulluar që prej ditës së diel dhe po stërviten rregullisht nën drejtimin e trajnerit Erind Resuli në sallën e Parkut Olimpik të Tiranës, ku edhe do të zhvillohen dy sfidat zyrtare ndaj danezëve.

Duke folur për Fshf.org, Azem Brahimi, një nga pikat kyçe të përfaqësueses shqiptare të futsallit, është optimist dhe shpreson që ndaj Danimarkës të merret maksimumi i pikëve.

Brahimi shprehet se atmosfera është shumë e mirë në grup dhe se të gjithë janë të motivuar për t’i marrë maksimumin këtyre sfidave.

“Për fat të mirë dy ndeshjet me Danimarkën i zhvillojmë në shtëpi. Shpresojmë dhe jemi shumë të motivuar që të marrim 6 pikë të plota. Atmosfera është shumë e mirë, skuadra është në formë dhe të gjithë presim rezultate pozitive”, thotë Brahimi, ndërkohë që nuk shfaq asnjë shenjë nënvlerësimi ndaj Danimarkës, por thekson se Shqipëria ka kualitetet e duhura për t’ia dalë mbanë.

“Kundër Kroacisë dhe Ukrainës kemi pasur shumë mungesa, nuk kishim 5 lojtarë, por tani jem më të qetë, pasi jemi të kompletuar dhe po punojmë mirë. Danimarka nuk është aspak kundërshtar i dobët, ka nivel shumë të mirë, por mendoj që kombëtarja jonë ka më shumë kualitetet dhe mund t’i mposhtim. A do të shënoj sërish? Të shpresojmë shumë që të ndodhë kështu”, deklaroi Azem Brahimi.

Ndeshja e parë e eliminatoreve të Euro 2022 Futsall mes Shqipërisë dhe Danimarkës do të luhet të mërkurën më datën 3 mars 2021, ora 19:00 në Parkun Olimpik të Tiranës. Edhe ndeshja e kthimit do të luhet në Tiranë më 4 mars 2021, ora 13:00, në sallën e Parkun Olimpik.

Vendimi për ta luajtur ndeshjen e kthimit në kryeqytetin shqiptar është marrë pas konsultave të vazhdueshme mes Federatës Shqiptare të Futbollit, Federatës Daneze të Futbollit dhe UEFA-s për shkak të masave kufizuese të përcaktuara nga autoritetet shtetërore daneze për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si edhe karantinës së detyruar për të gjithë personat që hyjnë në Danimarkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco