Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Teuta - Vllaznia/ Drejtori i kuqebluve, Djarmati: Objektiv, pjesëmarrja në Europë!

Teuta - Vllaznia/ Drejtori i kuqebluve, Djarmati: Objektiv, pjesëmarrja në Europë!

13:57, 02/03/2021

Vllaznia kërkon të rikthehet tek rezultatet pozitive.

Drejtori sportiv i kuqebluve, Matko Djarmati, theksoi se janë analizuar me kujdes gabimet në humbjen me Tiranën në “Loro Boriçi”.

“Do të provojmë ta zgjidhim këtë situatë, kemi diskutuar rreth 1 orë e gjysmë, besoj se e dimë ku është problemi. Do të përpiqemi të zgjidhim problemin dhe të vazhdojmë në rrugën që ishim deri më tani. Edhe psikologjikisht ekipi nuk i është përgjigjur përgatitjeve që kemi bërë ndaj Tiranës, por edhe në aspekt teknik kemi pasur disa mungesa që do të zgjidhen në stërvitje”

Me Teutën, jo vendimtare: “Nuk është vendimtare, ka edhe 15 javë deri në fund të kampionatit. Me një rezultat pozitiv ka mundësi ekipi të rritet psikologjikisht. Pastaj besoj do të jemi në shinat që ishim para 10 javë.”

Pozicioni i Brdaric: “Deri tani nuk kemi diskutuar fare këtë çështje. Me sponsorin kishim një takim, nuk kemi përmendur asnjë ndryshim.”

Kupa, objektiv: “Absolutisht jemi favoritë, luajmë ndaj një skuadre që vjen nga kategoria më poshtë në stadiumin tonë, çdo rezultat tjetër do të ishte zhgënjyes. Deri në Kupë kemi 2 ndeshje kampionati. Do të provojmë të bëjmë maksimumin në të 2 kompeticionet. Që kur kam ardhur ditën e parë kam thënë që objektiv kemi Kupat e Europës. Ky është objektivi i klubit. Shpresoj që sa më shpejt të dalim nga kjo krizë rezultatesh dhe të vazhdojmë atje ku pretendoj unë, trajnerët dhe drejtuesit. Nëse vjen një shans tri javë para fundit të kampionatit, patjetër që do të jetë një synim.

Aleancat: “Ne nuk ndryshojmë dot gjë. Kanë bërë aleanca apo jo s’është në dorën tonë. Nuk kemi frikë asnjë, por duhet të kemi kujdes. Në dorën tonë është ndeshja kundër Teutës, Kukësit, apo Bylisit në Shkodër. Është në dorën e FSHF-së  të reagojë nëse ekzistojnë aleanca.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco