Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Portieri i Vllaznisë, Zogoviç: Klima në skuadër është e mirë, synojmë rezultat pozitiv me Teutën

Portieri i Vllaznisë, Zogoviç: Klima në skuadër është e mirë, synojmë rezultat pozitiv me Teutën

13:25, 02/03/2021

Në krah të drejtorit sportiv Djarmati, në konferencën për shtyp të Vllaznisë u shfaq portieri Bojan Zogovic, që pranoi gabimin në rastin e golit të Bathës nga goditja e lirë.

“I kam bërë analizë vetes. Te goli kam reaguar gabim, më vjen keq, por vazhdojmë para. Sherr me Da Silvan pas golit të Bathës? Nuk janë të çuditshme këto raste. Kemi pasur një debat gjatë ndeshjes, më pas kemi biseduar në dhomat e zhveshjes dhe kemi sqaruar gjithçka.”

Më pak entuziazëm: “Unë nuk shoh probleme në atmosferën e ekipit. Ndeshja ndaj Tiranës e ka ulur disi entuziazmin. Kemi analizuar ndeshjen dhe e dimë ku kemi gabuar. Do të marrim rezultat pozitiv me Teutën dhe do të rikthejmë të njëjtën atmosferë që kishim.”

Diferencat në Superiore: “Kam luajtur edhe në kampionate të tjera, por këtu diferencat janë shumë të vogla mes ekipeve që dalin kampion dhe atyre që bien. Jemi përgatitur për Teutën, ndaj tyre kemi një ecuri të mirë dhe kjo ndeshje mund të shërbejë si kthesë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco