FOTO/ Vdes ish-futbollisti i Liverpoolit, shuhet kampioni...

FOTO/ Vdes ish-futbollisti i Liverpoolit, shuhet kampioni...

11:45, 02/03/2021

Legjenda e Liverpoolit, Lan St John ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Sulmuesi skocez fitues i dy tituj të Premier Leagues nën urdhrat e Bill Shanklyt në Anflied në sezonet 1963/64 dhe 1965/66, ndërsa kishte shënuar edhe golin fitues në finale të FA Cup në vitin 1965.

Ai po ashtu kishte përfaqësuar Skocinë 26 herë, ndërsa më vonë u bë trajner i klubit të tij nga fëmijëria, Motherëll, po ashtu ishte edhe te Portsmouthi. St John shënoi fituesin për t’i dhënë Liverpool titullin e parë të Kupës FA kundër Leeds në 1965.

Liverpooli njoftoi për vdekjen e tij në një postim ku thuhet: “Ne jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e një legjende të vërtetë të Anfield, Ian St John”.

“Mendimet e të gjithëve në Klubin e Futbollit Liverpool janë me familjen dhe miqtë e Ian St John në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Liverpoolit.

John ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë me kancerin në prostatë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco