Inter ofron yllin e skuadrës në shkëmbim për Telles

Inter ofron yllin e skuadrës në shkëmbim për Telles

09:30, 02/03/2021

Interi ka nisur të tregojë interesim edhe për një yll tjetër të Manchester Unitedit.

Sipas mediave italiane, Inter Live, “Djajtë e Kuq” mund ta humbasin Telles, që admirohet nga Antonio Conte.

Telles nuk ka luajtur titullar tek Man United që nga kalimi prej Portos në verë, duke parë formën e mirë të Luke Shaë. Klubi anglez do e lejojë largimin e Telles vetëm nëse paguhet ndonjë vlerë e lartë, ndërsa Inter ka propozuar shkëmbimin me mesfushorin Marcelo Brozovic.

Brozovic edhe më herët është kërkuar nga Unitedi dhe Liverpool, prandaj “Neurazzurët” janë të hapur ta sakrifikojnë kroatin në këmbim për brazilianin, ky i fundit edhe më herët ishte pjesë e Interit.

Gjiganti italian deri me tani ka nënshkruar me Ashley Young, Darmian, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez (ish lojtarë të Unitedit).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco