Shtypi italian i bën jehonë largimit të Moriero dhe Miccoli nga Dinamo

Shtypi italian i bën jehonë largimit të Moriero dhe Miccoli nga Dinamo

08:49, 02/03/2021

Mediat italiane kanë raportuar në kohë largimin e stafit teknik të Dinamos. Ato nxitojnë të bëjnë me dije se “aventura e Francesco Moriero dhe Fabrizio Miccoli në krye të Dinamo Tirana, përkatësisht ish-trajneri dhe zëvendësi i tij në klubin që militon në Kategorinë e Parë shqiptare, zgjati vetëm dy muaj”.

Njoftimi erdhi nga vetë ish-mesfushori i Interit, i cili bëri të ditur ndarjen me një postim të publikuar në profilin e tij në Instagram: “Mister Francesco Moriero, Fabrizio Miccoli, Christian Parabita, sot japin dorëheqjen nga posti i trajnerit të ekipit të parë, përkatësisht trajnerit të dytë dhe trajnerit atletik. Trajneri dhe i gjithë stafi teknik falënderojnë lojtarët për entuziasmin e demonstruar prej tyre në këto pak muaj. Ne iu urojmë më të mirën në fushën profesionale dhe njerëzore. Falenderimet gjithashtu shkojmë për qytetarët dhe tifozët e Dinamo Tirana, që na mirëpritën në këtë përvojë të shkurtër”.

Moriero dhe Miccoli e drejtuan ekipin nga kryeqyteti në vetëm dy ndeshje në kampionat, duke marrë një humbje në debutimin e tyre dhe një fitore në ndeshjen e luajtur të shtunën e kaluar në fushën e Orikut. Ata i lanë blutë në vendin e dytë në grupin përkatës, në betejë të plotë për ngjitje në Kategorinë Superiore.

Ja reagimi i presidencës së Dinamos:
Zonja dhe zotërinj, të nderuar tifozë, unë kam vetëm një keqardhje të madhe, që nuk mund të shpreh mendimet e mia, ndjenjat dhe dëshirat e mia në gjuhën shqipe.
Gjuhë e njerëzve krenarë, direkt, reale si gjithe populli.
Kjo do të jetë aventurë e mrekullueshme futbolli.
Kam derdhur energji, besova, u gëzova, vuajta si secili prej jush. Mbërrita në këtë tokë madhështore me vetëdijen se përkushtimi, sakrifica dhe pasioni shpërblehen dhe njihen. Ndihem si lideri juaj i futbollit, personi im dhe fytyra ime do të jenë gjithmonë përpara çdo komponenti të Dinamos tonë për ta mbrojtur dhe për t’u kujdesur. Ju keni fjalen time, fjalen e një njeriu që nuk do ta braktisë kurrë projektin derisa të ketë arritur maksimumin e mundshëm. Futbollistët janë për mua si fëmijët, tifozët vëllezër, çdo pikë energjie që do të hidhet do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të ekipit.
Forca Dinamo !
Rroftë Shqipëria!
Presidenti,
Marco Pontrelli

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco