FOTO/ Milot Rashica përkrah Lewandowskit në formacionin e javës së Bundesligës

FOTO/ Milot Rashica përkrah Lewandowskit në formacionin e javës së Bundesligës

21:17, 01/03/2021

Milot Rashica ka siguruar një vend në formacionin më të mirë të javës në Bundesligën gjermane, teksa rreshtohet përkrah Lewandowskit në sulm.

Kosovari dhuroi një performancë mjaft të mirë duke dhënë një asist në ndeshjen e fituar ndaj Frankfurtit me rezultatin 2-1.

Ndeshja kryesohej nga Frankfurti me golin e realizuar në minutën e 9-të nga ish-sulmuesi i Milanit, Andre Silva, por Werderi përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me golat e Selasie dhe Sargent.

Skuadra e Rashicës ndodhet në vendin e 12-të të tabelës pas 22 javëve ne kuotën e 26 pikëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco