Mesazhi ngushëllues i Partizanit për ndarjen nga jeta të fotoreporterit Luigj Preçi

Mesazhi ngushëllues i Partizanit për ndarjen nga jeta të fotoreporterit Luigj Preçi

20:20, 01/03/2021

Fotoreportieri i njohur i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, Luigj Preçi, humbi jetën në moshën 83-vjeçare pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes.

Partizani ishte shtëpia e dytë e Luigjit, i cili në 60 vite me aparatin e tij, ka fokusuar dhe përcjellë momente speciale dhe të paharrueshme të ekipit të tij të zemrës dhe jo vetëm.

Njoftimi i klubit të Partizanit

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta sot në moshën 83 vjeçare të Luigj Preçit, fotoreporteri i njohur i sportit në vend dhe Partizanit në veçanti.

Klubi i Partizanit ishte shtëpia e dytë e Luigjit, i cili në 60 vite me aparatin e tij ka fokusuar dhe përcjellë momente speciale dhe të paharrueshme të ekipit nga çdo stadium i vendit. Për 60 vite Luigji dhe Partizani jetuan me njëri-tjetrin duke ndarë gjithçka.

Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Luigj Preçi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Lulzim Blloku01/03/2021 22:28

Ngushullimet tona i pa harruar qofte gjithmone. Familja Blloku.

Shto koment

Denonco