Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Futsall/ Prag ndeshja me Danimarkën, kapiteni Halimi: Të mbajmë gjallë ëndrrën e Europianit

Futsall/ Prag ndeshja me Danimarkën, kapiteni Halimi: Të mbajmë gjallë ëndrrën e Europianit

19:30, 01/03/2021

Shqipëria e Futsallit ka filluar grumbullimin dhe stërvitjet për ndeshjet e radhës kualifikuese të vlefshme për raundin elitë të Euro2022, ndaj Danimarkës në Tiranë në datë 3 dhe 4 Mars.

Ndeshja e dytë, luhet në Tiranë për shkak të pamundësisë së zhvillimit të ndeshjes në Kopenhagen, si pasojë e kufizimeve anti-Covid.

Në fillim të seancës së sotme stërvitore, për fshf.org ka folur kapiteni kuqezi, Roald Halimi, i cili mungoi në dy ndeshjet e para ndaj Kroacisë dhe Ukrainës për shkak të Covid.

Halimi shfaqet i lumtur që ndodhet përsëri me grupin dhe kërkon që skuadra të besojë deri në minutën e fundit te Europiani.

“Kemi një grup të konsoliduar, nuk është i ri, kemi vite që jemi bashkë. Kjo mund të jetë dhe pika e fortë e kësaj skuadre kombëtare, duke parë që i kemi hedhur bashkë të gjithë hapat, si kualifikimi në Botëror dhe Europian.

Në përbërje kemi disa element të rinj, është shans shumë i madh, këtë ja thashë trajnerit ashtu edhe ?unave. Shans i madh edhe që do të luajmë në shtëpinë tonë, nuk do të udhëtojmë në Danimarkë. Tani është në dorën tonë dhe është një element që do na ndihmojë.

Si e pret kundërshtarin? Siç kanë ndryshuar kundërshtarët ashtu kemi ndryshuar edhe ne. Duke qenë një sport i ri tek ne, çdo vit bëhen hapa të mirë përpara. Ne duhet ta mbajmë brenda nesh ëndrrën, sepse luhet një Europian që po na pret. Akoma jam këtu me këtë shpresën se mund ta luajmë një Europian. Ne nuk duhet ti humbasim shpresat. Duhet të marrim 6 pikë këtu. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas ndërmjet Kroacisë dhe Ukrainës.

Më pas në 40 minuta gjithçka mund të ndodhë. Në këtë moment nuk mund të them sesa shanse kemi, por duhet të jemi gjallë me ëndrrën e Europianit deri në minutën e fundit”, ka përfunduar rrëfimin e tij kapiteni Roald Halimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco