Barcelona reagon me një komunikatë zyrtare për arrestimin e ish-presidentit Bartomeu

Barcelona reagon me një komunikatë zyrtare për arrestimin e ish-presidentit Bartomeu

17:14, 01/03/2021

Policia katalanase, “Los Mossos D’Esqueadra”, ka konfirmuar arrestimet në klubin e Barcelonës.

Arsyeja e arrestimeve ishte skandali “Barçagate”, rrjedhja e informacioneve ku u zbulua nga mediat spanjolle se një kompani është paguar që të prodhojë lajme negative në mediat sociale, më saktë të prishë reputacionin e kundërshtarëve të ish-presidentit, Josep Maria Bartomeu.

Ish-presidenti Bartomeu dhe dy zyrtarë të klubit u arrestuan nga policia.

Tani Barcelona doli me një komunikatë zyrtare në uebfaqen e klubit.

“Lidhur me bastisjen dhe kërkimin nga forca e Policisë katalanase këtë mëngjes në zyrat e ‘Camp Nou’ me urdhër të Gjykatës Udhëzuese numër 13 në Barcelonë, e cila është përgjegjëse për çështjen në lidhje me kontaktimin e shërbimeve të monitorimit në rrjetet sociale, FC Barcelona ka ofruar bashkëpunimin e tyre të plotë me autoritetet ligjore dhe policore për të ndihmuar në krijimin e fakteve të qarta që janë objekt i hetimit”, u tha në komunikatën zyrtare të klubit.

“Informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar nga autoritetet gjyqësore kanë të bëjnë rreptësisht me faktet në lidhje me këtë çështje”, shtoi klubi.

“FC Barcelona shpreh respektin e saj më të madh për procesin gjyqësor në fjalë dhe për parimin e pafajësisë së supozuar për njerëzit e prekur brenda fushës së këtij hetimi”, përfundoi klubi katalanas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco