Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Legjenda gjermane, Mateus është i bindur: Haland në verë do të jetë lojtar i Bajernit

Legjenda gjermane, Mateus është i bindur: Haland në verë do të jetë lojtar i Bajernit

10:02, 01/03/2021

Erling Haland pa dyshim që është kryefjala e futbollit botëror këto ditë duke eklipsuar çdo lojtar tjetër. Magjia që ai dhuroi në Chempions Legue kund Sevilias por edhe super goli në derbin kundër Shalkes ka bërë që skuadrat më të mëdhaja europiane ta piketojnë si afrimin më të bujshëm në merkaton e verës.

Por sipas legjendës gjermane Matheus skuadra e Bajernit të Mynihut do të jetë ajo që do të siguroi shërbimet e bomberit norvegjez.

Mateus beson se ai do të ishte pasuesi I denjë I Levandovskit te ajo skuadër. “Nëse Haland qëndron edhe një sezon në Bundesligë, bavarezët do të bëjnë gjithçka për ta pasur atë në skuadër. Ai është pa dyshim lojtari më i denjë për të zëvendësuar Robert Levandovskin në sulm.

Me Halandin, Bajerni do të siguronte një nga lojtarët më premtues në dekadën e fundit. Të shohim se si do të rrjedhin gjërat në muajt e ardhshëm. Haland në Mynih është diçka që më ka tunduar prej kohësh”, tha Lotar Mateus.

Haland së bashku me Mbapen cilësohen si dysha që do të dominojë dekadën e fundit në futbollin botëror duke ulur kështu nga froni Mesi-Ronaldon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco