Suarezi i shpëton pezullimit, i gatshëm për derbin e Madridit

Suarezi i shpëton pezullimit, i gatshëm për derbin e Madridit

09:18, 01/03/2021

Luis Suarezi i ka shpëtuar pezullimit dhe si rrjedhojë do të jetë në dispozicion të Diego Simeones për derbin e Madridit të dielën në “Wanda Metropolitano”.

Sulmuesi uruguaian ishte në rrezik të mungonte kundër Real Madridit fundjavën e ardhshme nëse do të ndëshkohej me karton të verdhë në fitoren e Atletico Madridit 2:0 kundër Villarrealit.

Simeone priti deri në minutën e 76-të për ta nxjerrë nga loja uruguaianin, duke futur në fushë mesfushorin Geoffrey Kondogbia.

Suarezi i kishte munguar Atleticos në ndeshjet e mëdha, kundër Bayern Munich dhe Barcelonës, për shkak se ishte i infektuar me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco