Pioli: Fitore e rëndësishme pas dy javëve të vështira

Pioli: Fitore e rëndësishme pas dy javëve të vështira

09:01, 01/03/2021

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli nuk ka kursyer elozhet ndaj futbollistëve kuqezinj pas fitores ndaj Romës.

Milani e mposhti Romën në një duel të vështirë në “Olimpicos”, për tu rikthyer në “binarë” për luftën për titullin. Pas ndeshjes, Pioli vlerësoi se Milani luajti një pjesë të parë fantastike.

“I kam thënë skuadrës që nuk mund të pësojmë dy humbje rresht, sepse rrezikojmë progresin që kemi bërë deri tani”, tha ai.

“Kemi zhvilluar një pjesë të parë fantastike në të cilën duhej të koncentrohemi shumë, fitore e rëndësishme sepse na bën të dalim nga dy javë të vështira”, shtoi ai.

“Futbolli është i çuditshëm, askush nuk e mendonte se do të ishim këtu. Në fakt, nëse do ishim tre pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve, ndoshta ndokush do të vlerësonte rezultatet tona atëherë”, përfundoi Stefano Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco