Milani në alarm/ Probleme për Calhanoglu, Rebic dhe Ibrahimovic

Milani në alarm/ Probleme për Calhanoglu, Rebic dhe Ibrahimovic

08:50, 01/03/2021

Probleme të reja për Stefano Pioli, i cili del nga Roma-Milan me tri pikë shumë të çmuara, por edhe me tre lojtarë në dyshim të madh për ndeshjet e radhës. I pari që ndaloi ishte Hakan Calhanoglu, i cili u detyrua të qëndronte në dhomën e zhveshjes, gjatë pushimit mes dy pjesëve, për shkak të një problemi me “flexor”. Në vend të tij hyri Brahim Diaz.

Në fund ndali edhe Rebicit, autor i golit të fitores, teksa u rrëzua përtokë duke kërkuar zëvendësimin. Në fund të ndeshjes, Pioli konfirmoi se ka tri lëndime të një natyre muskulore, edhe pse për fat të mirë përmasat nuk duhet të jenë serioze:

“Ibrahimovic, Rebic dhe Calhanoglu kanë pasur probleme muskulore. Ata duken më të lodhur, por do t’i vlerësojmë nesër. Shpresoj të kem në dispozicion sa më shumë të jetë e mundur për sfidat e ardhshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco