U gjakos gjatë sherrit në ndeshje, Bekim Kuli rrëfen në ‘Fair Play’ çfarë ndodhi në Bylis-Laçi

U gjakos gjatë sherrit në ndeshje, Bekim Kuli rrëfen në ‘Fair Play’ çfarë ndodhi në Bylis-Laçi

22:32, 28/02/2021

I ftuar në lidhje “Skype” në emisionin “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV është zëvendëstrajneri i Bylisit, Bekim Kuli, i cili u përfshi pa dashje në sherrin që ndodhi në sfidën e para dy javëve me Laçin.

Numri 2 i stolit të mallakastriotëve sqaron atë episod, ku u gjakos nga ajo rrëmujë e krijuar nga sherri mes futbollistëve të të dy ekipeve.

“Nuk kam patur asgjë serioze. Jam shkelur nga lojtarët e mi në momentin kur shkova për të qetësuar situatën. Nuk kishte asgjë serioze. Çdo gjë u mbyll aty. Kishte tension nga të dy palët dhe nuk u menaxhua mirë. Megjithatë këto gjëra prej tensionit ndodhin në të gjithë botën.

Presioni vjen duke u rritur dhe kjo ndjehet te psikologjia e lojtarëve. Ndeshjet kanë qenë të ngjeshura. Në atë ndeshje me Laçin ishte terreni i rënduar. Ka vite që dy ekipet kanë rivalitet me njëri-tjetrin. Na vjen keq që ndodhi, por nuk kam ç’të them më shumë, sepse janë gjëra që ndodhin në futboll.

Bylisi ka disa javë në ngritje. Ka potencial. Presidenti ka bërë disa blerje dhe e ka përforcuar ekipin. Jemi ekip i ndërtuar mirë dhe nga java në javë po bëjmë maksimumin. Ekipi ynë nuk duhet të kalojë në eufori. Duhet të shohim përpara, që nga ndeshja e radhës që kemi me Tiranën”, deklaroi Kuli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco