Kombëtarja U-15 nis të hënën një grumbullim 3-ditor, lista me 23 kuqezinjtë

Kombëtarja U-15 nis të hënën një grumbullim 3-ditor, lista me 23 kuqezinjtë

20:41, 28/02/2021

Ekipi Kombëtar U-15 do të nisë të hënën një grumbullim 3-ditor ku do të jenë të ftuar lojtarët e spikatur të vitlindjes 2007, të cilët aktivizohen me klubet shqiptare.

Nën urdhrat e trajnerit kuqezi, Armand Dama, do të vihen 23 lojtarë me skuadrën që do të grumbullohet në kompleksin “Tropikal” në Durrës.

Bëhet fjalë për futbollistë të rinj, që janë evidentuar në vazhdimësi nga specialistët e ekipeve Kombëtare në FSHF përmes seleksionimeve që zhvillohen rregullisht nga zyrat rajonale në FSHF.

Lojtarët do t’u nënshtrohen testeve taktike dhe fizike, në mënyrë që stafi teknik të krijojë një ide të qartë për gjendjen e secilit. 

Ky do të jetë edhe grumbullimi i parë i ekipit Kombëtar U-15 për këtë vit me trajnerin Armand Dama, i cili u konfirmua në këtë post pak javë më parë.

Të mërkurën (datë 3 mars) kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore ndaj Teutës U-15, që do të luhet në ora 11:00 në fushën e kompleksit “Tropikal” në Durrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco