Roma-Milan, formacionet zyrtare/ Marash Kumbulla në stol, Ibrahimovic titullar

Roma-Milan, formacionet zyrtare/ Marash Kumbulla në stol, Ibrahimovic titullar

20:08, 28/02/2021

Roma-Milan është kryesfida e javës së 24-t të Serisë A.

Verdhekuqtë dhe kuqezinjtë do të kërkojnë medoemos fitoren në këtë takim për të hedhur një tjetër hap drejt realizimit të objektivave përkatëse.

Për sfidën e sotme, trajneri i Romës, Paulo Fonseka, ka vendosur të mos aktivizojë si titullar mbrojtësin e Shqipërisë, Marash Kumbulla.

Duke parë se ka ardhur nga një dëmtim serioz, tekniku portugez nuk ka dashur të rrezikojë 20-vjeçarin duke vendosur ta lërë në stol.

Kumbulla ishte heroi i Romës në barazimin 3-3 të ballafaqimit të parë të këtij sezoni mes skuadrave duke i dhënë ekipit kryeqytetas një pikë të çmuar në momentet e fundit.

Në krahun tjetër, trajneri Pioli ka vendosur të aktivizojë si titullarë mbrojtësin Fikajo Tomori dhe mesfushorin Sandro Tonali.

Zlatan Ibrahimoviç kthehet si titullar në kampionat, kurse kapiteni i Milanit, Alesio Romanjoli, është lënë në stol.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco