VIDEO/ Shënoi pas 32 sekondash lojë kundër Genoas, Lukaku komenton fitoren e Interit

VIDEO/ Shënoi pas 32 sekondash lojë kundër Genoas, Lukaku komenton fitoren e Interit

17:56, 28/02/2021

Pas golit të shënuar pas 32 sekondash lojë dhe fitores ndaj Genoas me rezultatin 3-0, sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku shfaqet i lumtur në mikrofonat e “SKY Sport” teksa komenton kështu 3-pikëshin e sotëm dhe “arratisjen” në kreun e klasifikimit: “Jemi duke u rritur, jemi të parët në klasifikim dhe është një ndjenjë e mirë. Por nuk duhet të gabojmë dhe dorëzohemi, vitin e kaluar disa ndeshje të tilla i kemi humbur.

Jemi duke u rritur, jam i lumtur, por tani le të mendojmë për ndeshjen ndaj Parmës, sepse jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë e lehtë”.

Rrugëtimi i gjatë – “Këto ndeshje janë mundësi për t’i dhënë sinjal të gjithëve. Por kampionati është ende i gjatë, duhet të shohim ndeshje pas ndeshje. Sot ishte një test i mirë për të kuptuar se ku jemi, pas dy ndeshjeve edhe mund të humbisnim. Kemi fituar dhe nuk kemi pësuar gol, kjo është diçka e mirë për të ardhmen”.

Më të kompletuar – “Ky është mentaliteti ynë, të gjithë jemi duke u rritur dhe është e dukshme përmirësimi. Çdo ditë punojmë për të qenë mirë dhe për të fituar këto ndeshje”.

Cristiano Ronaldo dhe renditja e golashënuesve – “Unë mendoj vetëm për Interin, e rëndësishme është të fitojë Interi”, përfundoi sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco