Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Serie A/ 3 gola për 3 pikë, Interi me hap kampioni

Serie A/ 3 gola për 3 pikë, Interi me hap kampioni

17:04, 28/02/2021

Interi vijon ecurinë pozitive, teksa ka arritur të korrë suksesin e katërt radhazi në kampionat.

Skuadra e Antonio Contes mundi me shifrat 3-0 Genoan, me një super paraqitje, ku shifrat u hapën pas vetëm 32 sekondash me autor të përhershmin, liderin e këtij ekipi, Romelu Lukakun.

Dyfishimi i rezultatit erdhi nga Mateo Darmian në minutën e 69′, dhe golin e tretë e realizoi Aleksis Sançez në minutën e 80′ teksa i vuri “kapakun” kësaj sfide dhe pse të ndihmuar edhe nga VAR-i.

Me këtë sukses, zikaltrit vijojnë të qetë rrugëtimin si kryesues, teksa shkëputen në +7 nga Milani i vendit të dytë, të cilët kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco