Arsenal bind dhe fiton ndaj Leicester

Arsenal bind dhe fiton ndaj Leicester

15:46, 28/02/2021

Pas kualifikimit me përmbysje ndaj Benficas në Europa League, Arsenali i Mikel Artetës mori një tjetër fitore të madhe teksa arriti të triumfonte brenda në King Power Stadium përballë Leicester City-t me rezultatin 1-3 në një ndeshje në të cilën e pa veten shumë shpejt në disavantazh.

Pas vetëm 6 minutash dhelprat e Brendan Rodgers zhbllokuan shifrat me një gol të bukur të mesfushorit belg Tielemans.

Vetëm kaq për Leicester në këtë sfidë sepse më pas sfida foli e gjitha për Arsenalin që barazoi në minutën e 39-të me një gol me kokë të David Luiz ndërkohë që në fundin e pjesës së parë Lacazette shënoi golin e avantazhit me 11-metërsh për Arsenalin.

Në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 52-të mendoi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Nicolas Pepe, për të vulosur suksesin e topçinjëve me Arsenalin që shënoi edhe të 3-in rezultat të cilin e administroi deri në fund në mënyrën më të mirë të mundshme duke u ngjitur në kuotën e 37 pikëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco