Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Sfida ndaj Genoa, dalin përgjigjet e tamponëve për futbollistët e Interit

Sfida ndaj Genoa, dalin përgjigjet e tamponëve për futbollistët e Interit

11:34, 28/02/2021

Interi luan ditën e sotme duke filluar nga ora 15:00 me Genoan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Serinë A.

Trajneri Antonio Conte ka marrë një lajm shumë të mirë mëngjesin e sotëm, teksa pas tamponëve të bërë ditën e djeshme, përgjigjet kanë qenë negative për të gjithë dhe për fat të mirë nuk është asnjë i infektuar.

Kujtojmë se ditën e enjte te Interi rezultuan pozitivë 4 drejtues të klubit, administratorët e deleguar Giuseppe Marotta dhe Alesandro Antonelo, drejtorit sportiv Piero Auzilio dhe avokatit Anxhelo Capelini.

Për sfidën e sotme Conte ka vetëm 2 mungesa, atë të Achraf Hakimit, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve dhe Stefano Sensin, i cili qëndron jashtë fushave i dëmtuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco