Pirlo shfaqet i nervozuar: Shihni ndeshjet para se të komentoni, kë do hidhnit në fushë ju?

Pirlo shfaqet i nervozuar: Shihni ndeshjet para se të komentoni, kë do hidhnit në fushë ju?

10:47, 28/02/2021

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka dhënë gjithmonë përshtypjen e një njeriu të vetëpërmbajtur dhe përjeton çdo situatë me gjakftohtësi. Mirëpo, pas ndeshjes së barazuar me Veronën, ku ekipi la përsëri pikë të rëndësishme rrugës në luftën për titull, tekniku italian e humbi disi toruan.

I ngacmuar në studio televizive për mënyrën se si kishte luajtur ekipi dhe formacionin që ai kishte përzgjedhur për këtë sfidë, Pirlo nuk e ka përmbajtur veten.

“Zgjedhja për të luajtur me tre mbrapa u diktua nga kërkesa, jo nga dëshira për të pare veten në vështirësi ndaj Veronës. Nëse shihni mungesat, nuk kisha zgjidhje të tjera, e kisha përshtatur Aleks Sandron si të tretë në qendër, më shumë se kaq nuk mund të shpiknim. Nëse të mungojnë katër mbrojtës, mbrojtësit e krahut dhe sulmuesit, më thoni pastaj çfarë kishte mbetur për t’u bërë më mirë. Duhet të shihni mirë ndeshjet para se të komentoni, nuk më duket se po e bëni mirë. Kieza e Bernardeski jashtë rolit? Kë do të kishit hedhur në fushë ju? Kieza është një lojtar krahu dhe ka luajtur shpesh në atë rol, Bernardeski ka luajtur gjithmonë në atë pozicon, ndoshta këta ishin të vetmit lojtarë që ishin në pozicionin e tyre”, ishte shpërthimi i trajnerit para kamerave në përfundim të sfidës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco